Vasil Shkurtaj pritet të jetë mungesa e madhe e Kukësit në ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeut në Korçë. Sulmuesi u dëmtua keq në pjesën e parë pas një ndërhyrje të rrezikshme nga mbrojtësi i Vllaznisë në kavilje në fund të pjesës së parë. Shkurtaj vendosi të zbriste në fushë edhe në pjesën e dytë, por nuk arriti të luante deri në fund.
Dëmtimi i tij është serioz dhe një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri Shehi në fund të ndeshjes. Vetë lojtari në një postim në Instastoryn e tij ka publikuar kaviljen e tij të fashur. Nuk dihet ende sa kohë do të qendrojë jashtë fushave sulmuesi, por në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe më shumë për gjendjen e tij.