Tashmë sezoni futbollistik ka përfunduar dhe pjesëtarët e tij kanë “pushtuar” detin për të pushuar disa ditë. Përveç futbollistëve, edhe arbitri Enea Jorgji ka vendosur të pushojë për pak kohë.
“Bilbili” i FIFA-s është shfaqur së fundmi në “Panorama Beach” në Ksamil, nën shoqërisë e familjarëve të tij.
Ky sezon që sapo ka përfunduar, ishte mjaft i suksesshëm për Jorgjin, i cili së fundmi ka drejtuar edhe një ndeshje shumë të rëndësishme mes Ishujve Faraoe dhe Spanjës, që ka përfunduar me rezultatin 1-4.
Gjithashtu edhe në Superiore, 35 vjeçari ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme, sikurse ishte derbi mes Tiranës dhe Partizanit (0-0), por edhe në javën e parafundit të kampionatit, Jorgji ishte arbitri kryesor në takimin mes Laçit dhe Tiranës, që përfundoi me rezultatin 1-3 për bardheblutë.