Gjilani i Gentian Mezanit është skuadra kosovare më aktive në këtë merkato vere. Kuqebardhtë kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Kenan Haxhihamza.
Portieri nga Rahoveci ka arritur akordin me klubin gjilanas edhe për një sezon tjetër. Forma e treguar nga 22 vjeçari në edicionin e kaluar e ka bindur Mezanin që t’i kërkojë drejtuesve për t’i ofruar një kontratë të re.
“Gjilani ka vazhduar bashkëpunimin me portierin i cili mbrojti ngjyrat e klubit nga edicionet e kaluara,Kenan Haxhihamza.
22 vjeçari nga Rahoveci, ka arritur marrëveshje me klubin, që edhe në edicionin e ardhëshëm garues, të jetë pjesë e klubit kuq e bardhë. Vlenë të theksohet se bordi drejtues i klubit, po punon me ritme të larta për afrimin e futbollistëve të tjerë dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi i tyre.”-thuhet në njoftimin e klubit.