Enkel Alikaj është një emër i njohur në futbollin shqiptar. Mesfushori 35 vjeçar tashmë është pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, pasi u transferua në këtë sezon nga Elbasani. Sot, ish lojtari i Partizanit dhe Skënderbeut ka postuar një foto në llogarinë e tij në facebook, ku tregon takat e tij të futbollit të mbuluar nga balta.
Për këtë ai shkruan në diçiturë duke treguar gjendjen e futbollit shqiptar: “futbollist shqiptar”. Kujtojmë që sot Dinamo barazoi në transfertë kundër Tomorit me rezultatin 1-1, por gjendja e tapetit të stadiumit beratas linte për të dëshiruar.