Mesfushori veteran i Kombëtares Andi Lila është vlerësuar me çertifikatë nga Bashkia e Kavajës (qyteti i tij i lindjes) për ndihmën e dhënë për Shtëpinë e të Moshuarëve të qytetit. 32-vjeçari e ka publikuar mirënjohjen e bërë nga qeveria vendore e Kavajës në llogarinë e tij në Instagram.
“Viti i ri nuk mund të niste më mirë!”
Postimi i Andi Lilës
Aktualisht, futbollisti ndodhet në vendlindje për të festuar ditët e mbetura të festave të Vitit të ri, ku më pas do të nis menjëherë drejt Greqisë për të nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit me ekipin e tij Pas Janina.