Tirana do të luajë nesër kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Një sfidë që veç 3 pikëve, vlen shumë dhe për prestigjin e të dy skuadrave. Një ditë para derbit, klubi bardheblu ka surprizuar fotografin e ekipit Izmir Dodën. Ky i fundit është bërë baba për herë të parë, teksa ka ardhur në jetë para disa ditësh i biri i tij Tian.
Një tifoz i vogël i shtohet 25 herë kampionëve të vendit dhe mes vorbullës së emocioneve siç ndodh zakonisht para derbit të kryeqytetit, dozat janë të dyfishta për njeriun që ka punuar pa u lodhur për gjatë këtyre viteve te bardheblutë. “Gati për derbi”, shkruan ai në postimin e bërë në Instagramin e tij.