12 maj i vitit 2019 do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Partizanit. Të kuqtë fituan titullin e Kategorisë Superiore pas 26 vitesh dhe e bënë pikërisht në derbin kundër Tiranës.
Një trofe që u festua deri në orët e para të mëngjesit nga drejtuesit dhe stafi i Partizanit, ku në një parti të organizuar prej tyre nuk munguan as tifozë special. Në këtë festë nuk kishte si të mungonte edhe tifozja numër 1 e të kuqve, gazetarja, Desara Karaiskaj.
Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, Karaiskaj ka konfirmuar prezencën e saj, teksa i ka shoqëruar me disa fjalë emocionuese.
“Akoma nuk e besoj qe mbreme festuam nje dite te shenuar, te shumepritur. Na duket akoma e pabesueshme, nje enderr. Faleminderit Luan Mecani qe ke ruajtur ne aparatin tend fotografik keto momente te paharruara lumturie. #partizanikampion“-shkruan Karaiskaj në rrjetet sociale.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.