Pak ditë Këshilli Bashkiak në Shkodër mori vendim për të të nxjerrë në shitje 100% aksionet e skuadrës së futbollit Vllaznia. Të gjithë anëtarët e Këshillit votuan pro e tashmë do të nisë ankandi për të gjithë ata që janë të interesuar, ndërsa bëhet me dije se ish-presidentët e klubit do të jenë më të favorizuar për ta blerë.
Ditën e sotme, ish-presidenti, Valter Fushaj në intervistë për mediat ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë në dorë skuadrën duke lëshuar kështu një mesazh të qartë edhe për sponsorin Xhaferri që nuk do të i vetëm në këtë garë. Pas intervistës, në një postim në rrjetet sociale, Fushaj është shprehur se Vllaznia dhe tifozët mbeten gjithmonë në zemrën e tij dhe nuk I harron asnjëherë.
“Vllaznia dhe tifozët mbeten gjithmonë në zemrën time”, shkruan Fushaj në postimin e tij.