Ndoshta duket e pabesueshme por është e vërtetë, kundërshtari i Partizanit në turin e tretë të Champions League ka bërë një gafë që rrallë herë e kemi dëgjuar të ndodhë edhe në kategoritë inferiore në Shqipëri.
Në takimin e kthimit të turit të dytë të Champions League ndaj letonezëve të Liepajas, Salzburg nuk ka zbritur në fushë me fanellën e tij por me atë të klubit gjerman të sapongjitur në Bundesligë, Leipzig.
Të dyja skuadrat kanë sponsor dhe pronar kompaninë e famshme Red Bull ndaj edhe stemat edhe fanellat i kanë shumë të ngjashme, por në këto nivele profesionistësh një gafë e tillë është e pafalshme dhe bën çudi se si UEFA nuk ka reaguar për diçka të tillë.