Serxhio Zhunior ka zyrtarizuar lidhjen me një bukuroshe braziliane që quhet Islay Raiene. Me të bërë postimin, të shumta kanë qenë komentet nga miqtë e tij të cilët e uronin, por në sy bie batuta që bën shoku i tij i skuadrës, Paolo Ivani.
Ky i fundit i shkruan duke iu drejtuar edhe Zekës që tashmë është i larguar: “Hahaha Agim Zeka, e ka katastrof siç është vetë. Ju e keni mbyllur me futbollin shoku im, Serxhio Zhunior”, përfundon komenti i Ivani.
Ndërkohë që reagimi i brazilianit ka qenë thjesht një pëlqim, ku siç duket mes tyre ka një miqësi të mirë.