Besimtarët myslimanë kanë kremtuar ditën e sotme Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të fesë islame.
Të shumtë kanë qënë besimtarët të cilët kanë kryer ritualin e faljes në sheshin kryesor të Tiranës, atë Skënderbej. Në këtë ceremoni nuk kishte si të mungonte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka.
“Gezuar Fiter Bajramin! Zoti ju dhent sa me shum begati dhe lumturi ne familjet tuaja! #eidmubarak”-shkruan 31 vjeçari, me urimin që e shoqëron me një foto të tij në shesh.
Aktualisht, Hyka është pjesë e Maccabi Netanya teksa u la jashtë listës së Edi Rejës për dy takimet eliminatore ndaj Islanës më 8 qershor dhe tre ditë më vonë nga Moldavisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.