Ishte viti 2013.Nje 19 vjecar, Andy Robertson (luante per Dundee United) ne nje dyluftim me Virgil Van Dijk (Celtic). 6 vite me vone do te fitonin Championsin se bashku, duke zhvilluar një sezon shumë të mirë.
Padyshim që ndeshja, që tashmë ka hyrë në librat e historisë së futbollit është gjysmëfinalja e kthimit në Champions përballë Barcelonës. Të kuqtë kishin humbur në takimin e parë në Camp Nou me rezultatin 3-0, mirëpo në Anfleid Road, Liverpool zhvilloi një ndeshje perfekte, duke përmbysur gjithçka në 4-0.
Në finalen e madhe u përballën me Tottenhamin, duke i mundur 2-0 dhe fituan trofeun e 6-të në histori të Champions League, duke u bërë kështu klubi i 3-të me më shumë trofe, pas Real Madridit (13) dhe Milanit (7).