Laçi është një kundërshtar i bezdisshëm për çdo skuadër. Fitorja me Kastriotin nuk i ka dehur kampionët në fuqi të Skënderbeut. Bardhekuqtë kanë shtuar ritmet në seancën e sotme stërvitore, ku përqëndrimi është maksimal për sfidën e së premtes me kurbinasit.
Ashtu sic u raportua dhe në edicionin e radhës të “RTSH Sport” korçarët e kanë në dispozicion të plotë grupin e lojtarëve.
Me anë të një postimi në “Facebook”, skuadra shafqet në seancën e sotme stërvitore. Klima te “Ujqërit e Dëborës” është entuziaste pasi deri më tani ekipi nuk ka hedhur asnjë hap fals.