Skënderbeu befasoi Kukësin në “Elbasan Arena”. Korçarët fituan 0-1 me gol të Mensah në të 79 minutë, duke qenë në garë për mbijetesën. Pas ndeshjes, trajneri Migen Memelli u shpreh besimplotë për qëndrimin mes më të mirëve, me fushën e Elbasanit që sjell fat për korçarët.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Skënderbeut, Vangjel Zguro ka postuar në rrjetet sociale, duke dashur të mbajë të tijtë më këmbë në tokë. Veterani i Superligës ka luftuar edhe herë të tjera për mbijetesë, teksa kërkon qetësi në skuadër.
Në mënyrë indirekte ai kërkon fokus për sfidat e tjera, duke I çuar një lloj “sms” edhe Memellit. “Asnjëherë mos merr vendime kur je I mërzitur. Kurrë mos premto kur je I lumtur”, shkruan Zguro në rrjetet sociale, duke bërë filozofin e “Ujqërve”.