Tirana arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit ditën e djeshme. Ishte Albi Doka që vulosi fitoren e bardhebluve në minutat e fundit të ndeshjes. Një gol që u festua me tifozët “fanatics” që shihet si një shenjë pajtimi mes tifozerisë dhe skuadrës. Tifozët ishin të shumtë në Kamëz për të mbështetur skuadrën dhe duket se rezultatet pozitive kanë bërë që numri i tyre të jetë edhe më i madh në shkallët e stadiumit.
Një nga lojtarët më të mirë të Tiranës, Edon Hasani ka publikuar në Instagram një foto ku shihet festimi i golit me tifozët dhe me mbishkrimin, “Futbolli pa tifozët është asgjë”.