Ka përfunduar një pjesë e renovimit të stadiumit të Prishtinës, që tashmë ka marrë një pamje të re. Pas përfundimit të tapeteti të stadiumit, ka nisur vendosja e stolave. Në fotot shihe qartë se punimet në këtë impiant janë thuajse drejt fundit.
Vendosja e stolave ka nisur në pjesën lindore të stadiumit sikurse shihet dhe nga pamjet. Puna për vendosjen e stolave bardheblu po zhvillohet dhe natën kjo për të mbyllur në kohë rekord punimet. Dëri më tani janë vendosur rreth 200 ulëse dhe brenda pak ditësh pritet të plotësohet i gjithë stadiumi me stola bardheblu. Kjo gjë ka gëzuar skuadrën e Prishtinës dhe tifozët, pasi shumë shpejt skuadra e tyre do mund t’i luaje brenda takimet.