Moment i artë për Armando Brojën.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve po kalon një periudhë fantastike në karrierë, teksa pas përfshirjes në kombëtaren e vogël, është grumbulluar edhe me skuadrën A të Chelsea.
Futbollisti i formuar te londinezët shënoi 3 gola në dy miqësoret e fundit me kuqezinjtë, teksa i ka mjaftuar për të fituar vëmendjen e trajnerit, Franck Lampard, i cili e ka sjellë te ekipi U-21 i Chelsea për sezonin 2019-2020.
Vetëm 17 vjeçar, Broja i ka mahnitur të gjithë. Sulmuesi luajti për 1180 minuta me U-18 e Chelsea sezonin e shkuar, ku shënoi edhe 2 herë. Ndërkohë, me përfshirjen e tij në këtë listë, karriera e tij merr një tjetër rrjedhë.
Ai pritet të ketë minuta në këmbë në sezonin e ri, pasi Chelsea synon trofe në të gjitha frontet.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.