Që nga viti 1996 kur Middlebrough nisi të luajë në stadiumin e ri “Riverside” dhe deri në fillimin e sezonit të kaluar, kur West Ham i dha lamtumirë “Upton Park”, dhjetë nga ekipet e Premier League ndërtuan një stadium të ri, duke i dhënë start një epoke të re…
Tottenham, pas 18 muajsh, do të ketë impiantin e 11-të të ri në elitën e futbollit anglez, teksa Chelsea dhe West Brom po mbajnë radhën për të 12-in, pa llogaritur që kombëtarja angleze vazhdon të luajë në mitikun “Wembley”, por i rikonstuktuar plotësisht në vitin 2007, i konsideruar një nga stadiumet më të bukura në botë…