Albano Stolaj, arbitër në Kategorinë e Parë ka bërë një postim në “Facebook”, i cili ishte kundër Deputetit socialist, Erjon Braçe. Komenti mbi foton e fjalimit të Braçes në parlament ishte ofendues dhe i një niveli, të cilit nuk i takon një arbitri. Postimi ishte ironik për socialistin, pasi ai ishte kundër rizgjedhjes së Armando Dukës në krye të FSHF-së. Zgjedhjet për kreun e këtij organi kujtojmë u zhvilluan këtë shkurt.
Ai në postim ka thënë: “Akoma i djeg humbja e shkurtit këtij 50 centimshit… Ik o gojore e shpifur se le nam.” Madje dhe në koment një miku i tij i ka thënë të ruajë etikën, por ai këtë rast e ka cilëuar socialistin, komunist.