Interi gjen Genoan në orën 18.30, në kuadër të Serie A. Tifozët e skuadrës nga Milano kërkojnë të bëjnë një nisje të mirë të sezonit, sakaq entuziazmi i tifozëve është i madh. Siç duket në foto, lojtari i 12-të mezi pret të futet në stadium, për të ndjekur ekipin e zemrës nga shkallët e Meazzas.
Interi është kampion në fuqi në Serie A dhe do synojë të njëjtën gjë edhe këtë herë. Gjërat kanë ndryshuar për këtë skaudër, pasi janë larguar disa futbollistë të rëndësishëm.