Elis Bakaj ka dalë në stërvitje me Vllazninë, sot, menjëherë pas firmës me klubin shkodran.
Sulmuesi kryeqytetas ka zhvilluar seancën e parë të përgatitjeve me skuadrën e re në drejtimin e trajnerit Armando Cungu.
Përgatitje këto në kuadër të ndeshjes kundër Partizanit që do të luhet në Tiranë.
Një debutim me Vllazninë kundër ish-ekipit të tij për Elis Bakajn, pikërisht kundër të kuqve e për më tepër rastësi është edhe fakti se do të luajë në “Selman Stërmasi”, stadiumin e Tiranës, ekip që ai e ka konsideruar si “shtëpinë” e tij.
Foto e Elis Bakajt në seancën stërvitore të sotme me Vllazninë janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale nga tifozë shkodranë, të cilët kanë qenë të shumtë në përgatitjet e sotme duke i dhënë mirëseardhjen lojtarit më të ri të kuqebluve.