Mbrëmjen e djeshme, kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi testin kualifikues ndaj Turqisë në Stamboll. Goli i shënuar në minutën e 90-të nga Cenk Tosun, duket se zbehu ëndrrën për një tjetër kualifikim pas atij të vitit 2016.
Një tifoz special gjendej mes të pranishmëve në “Ulker Stadium”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte në mbështetje të Kombëtares sonë. Këtë lajm e zbulon gazetari i njohur Endi Tufa, që ka postuar edhe këtë foto. Vetë Veliaj, ka uruar djemtë kuqezi në një postim përpara takimit. Loja e mirë e kuqezinjve, nuk u konkludua me një rezultat pozitiv në transfertën turke.