Në shtypin e shkruar raportohej se seanca stërvitore e ditës së djeshme nuk kishte shkuar ashtu siç duhet për Tiranën. Gjatë një dyluftimi, Michael Ngoo kishte dëmtuar rëndë Tefik Osmanin, te paktën sipas shtypit sportiv.
Mirëpo një gjë e tillë me sa duket është “trashur”, pasi në të vërtetë dëmtimi ka qenë i lehtë dhe sot qendërmbrojtësi pritet të jetë në fushë. Për të shuar të gjithë zërat, ka reaguar vetë korçari. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan: “Michael Ngoo, vëllai i madh”, duke treguar në këtë mënyrë marrëdhënien e ngushtë që ka me shtatlartin anglez.