Gjilani ka pësuar humbjen e radhës. Kësaj here vjen nga ndeshja mes Dreniës, ku 90 minuta kanë përfunduar me shifrat minimale 1-0. Goli i këtij takimi është shënuar në pjesën e parë dhe më pas asnjë nga skuadrat nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Lajmi është konfirmuar në faqen e Gjilanit, megjithatë këto janë vetëm miqësore, ku trajnerët kanë mundësinë për të testuar lojtarët që kanë në dispozicion. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Gjilanin në këtë fazë përgatitore.