Partizani ka vijuar sot me seancat e radhës stërvitore. Klubi i kuq vazhdon përgatitjet në Slloveni, në prag të sezonit të ri, që nis me ndeshjet e Conference League.
Të kuqtë do luajnë përballë Saburtalos së Gjeorgjisë muajin tjetër, për këtë ekipi po vijon të stërvitet me intensistet të lartë. Sot janë bërë dy seanca stërvitore, të karakterit fizik dhe taktik.
Trajneri Mehmeti po sheh gjendjen e ekipit, ndërsa kujtojmë se nesër Partizani zhvillon testin e parë miqësor kundër Muras. Ky takim fillon në orën 17:00 dhe trajneri i “Demave” do ketë mundësinë të shohë gjendjen e grupit aktual.