Ardian Mema, trajneri i Tiranës duket se po shijon disa ditë pushime në plazh, ndërkohë që në klub po punojnë intensivisht për merkaton.
Së fundmi, tek bardheblutë janë afruar Torasa dhe Kale, dy goditje shumë të rëndësishme për 24 herë kampionët e vendit, që në sezonin e ardhshëm priten që të kenë edhe objektiva të tjera, e jo të “orvaten” për të siguruar mbijetesën.
Kujtojmë që Ardian Mema, e ka marrë skuadrën në muajin tetor të vitit të kaluar dhe objektivi madhor ishte qendrimi në Superiore, që është arritur vetëm në javën e fundit të kampionatit, në fitoren e pastër ndaj Flamurtarit, 3-0 në stadiumin Selman Stermasi.