Sot, Teuta ka mundur me rezultatin 4-0 Lushnjen dhe është kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë, ku përballë do të ketë një kundërshtar shumë të fortë, sikurse është Kukësi. Në lidhje me këtë sfidë, “Djemtë e Detit” me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” bëjnë më dije se ky takim do të luhet datën 13 mars, ndërsa sfida e kthimit do të jetë në datën 27, po të muajit mars.
Ajo që vihet re në këtë njoftim është fakti se durrsakët nuk tregohen euforik në lidhje me përballjen, por theksojnë se do të diskutojnë kualifikimin, duke treguar kështu fair play.
“Teuta do të përballet dy herë me Kukësin në 1/8 e finales së Kupës.
Djemt e Detit kualifikimin në cerkfinale do ta diskutojnë me Kukësin. Ndeshja e parë do të luhet në ‘Niko Dovana’ më 13 mars ndërkohë që në datën 27 mars luhet ndeshjet e kthimit”.