Ervis Hoxha është vetëm 18 vjeç, mirëpo ai po shkëlqen me skuadrën e dytë të Apolon Larissa. Talenti i tij shkon shumë larg, aqsa drejtuesit e klubit të Benfikës e kanë në plan për të transferuar në “Estadio da Luz” në verën e ardhshme.
Nuk ka rëndësi nëse skuadra e tij fiton apo humbet, në fund të ndeshjes ai gjithmonë është më i miri. Lojtari më me shumë kualitet në këmbë, por gjithashtu edhe në vizionin e lojës.
Ëndrra e tij është që një ditë të veshë fanellën e Kombëtares, por edhe më shumë se kaq, të luajë me klube të mëdha europiane. Në rolin e mesfushorit që luan djaloshi nga Berati, lojtari i preferuar është Andres Iniesta.
Kush nuk dëshiron të jetë si ish-lojtari i Barcelonës? Ervis Hoxha është talenti që premton një të ardhme të ndritur, pasi siç është shprehur edhe vetë ai më parë në intervistën e dhënë për newsport.al, shpreson shumë që ëndrra e tij të bëhet realitet.