Lojtari i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, sot feston datëlindjen e tij të 26-të. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Federata Shqiptare e Futbollit, e uron mesfushorin për këto momente të veçantë për të.
Sa herë që Kaçen e shohim me fanellën kuqezi, menjëherë na vjen në mendje ajo perlë e shënuar në Elbasan Arena ndaj Francës në vitin 2015-të, me një goditje dënimi, të ekzekutuar në mënyrën më perfektë të mundshe. Topi shkoi në trekëndëshin e portës, dhe shtatlarti Hugo Lloris nuk mundi të bënte asgjë për ta ndalur topin.