Ditën e sotme, për tifogrupin “Tirona Fanatics” është një ditë e rëndësishme, pasi festojnë 13 vjetorin e krijimit. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruajnë se ky grup ishte, është dhe do të jetë ABC-ja e tifozllikut në vendin tonë.
Ndër vite, “Tirona Fanatics” kanë treguar se kanë një dashuri shumë të madhe për klubin bardheblu, pasi e kanë mbështetur jo vetëm në “Selman Stermasi”, por edhe në çdo transfertë ku ata kanë luajtur.