Ditën e sotme ka qenë dita e parë e shkollës në vendin tonë. Të gjithë nxënësit e shkollava 9-vjeçare dhe të mesme janë rikthyer në bankat e tyre për të nisur sezonin e ri shkollor. Në këtë ditë ka edhe shumë fëmijë që kanë nisur për herë të parë shkollën. Një gjë e tillë ka nisur edhe dy djemtë e mbrotjësit të Tiranës, Tefik Osmani. Mbrojtësi ka preferuar ta ndajë këtë moment në rrjetet sociale dhe ka postuar një foto të djemve të tij në ambientet e shkollës.
Në foto e postuar, Osmani ka shkruar “Njerëzit thonë që janë dy shkolla. E para është kjo që filluat ju sot (Klasa e parë) E dyta është që e mëson gjatë rrugës me njerëz të ndryshëm. Dua të jeni kështu si në foto të lumtur për në shkollë dhe të qeshur me njerëzit”, shkruhej në dixhiturën e postuar nga mbrojtësi bardheblu.