Me futbollin e ndalur prej Covid-19, të gjitha klubet shqiptare kanë udhëzuar lojtarët që stërvitja të jetë individuale, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit vdekjeprurës që ka shkaktuar mijëra viktima në botë. Veç kësaj, të shumta janë klubet që janë bërë nostalgjike, duke postuar triumfet e viteve të shkuara.
Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Dinamos, që prej 10 sezonesh endet në Kategorinë e Parë, pa bërë kapërcimin e madh drejt eliës. Klubi i traditës në Shqipëri që ka fituar plot 18 herë titulin kampion,13 herë Kupën e Shqipërisë dhe 2 Superkupa, ka rikujtuar titullin e fundit në sezonin 2009-10. Ka qenë një foto e postuar nga klubi dinamovit në kanalet zyrtare të komunikimit, që tregon lojtarin argjentinas Rafael Sousa dhe trofeun e atij sezoni.