Partizani po shfaq një super formë këtë sezon me të kuqtë që po konsolidohen si një nga pretedentët kryesor për titullin. Fitorja e sotme me Kukësin ka shtuar edhe më shumë euforinë te “Demat”, ndërkohë që lojtarët nuk ngurojnë të shfaqin emocionet pas kësaj ndeshje.
Është pikërisht ai që dha asistin për golin Jurgen Bardhi që nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram i thur elozhe shokut të skuadrës e njëkohësisht autor i golit të vetëm që i dha dhe tre pikët Partizanit, Esat Mala.
Fotoja e shkëputur nga momenti i shënimit të golit shoqërohet me diciturën “Esat, uff nëne”, ndërkohë që edhe vetë sulmuesi është ëprgjigjur në komente. Për më shumë shihni foton më poshtë: