Sot, Partizani do të luajë ndeshjen e radhës kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 20:45 dhe po pritet me mjaft interes nga sportdashësit. Nga minuta e parë pritet ta nisë Alban Hoxha, kapiteni i të kuqve që në javët e fundit ka pasur probleme me drejtuesit.
Pikërisht për “gardianin” e Kombëtares ka tifozllëk nga Suedia. As më shumë e as më pak, por vetë Jasir Asani, njeriu që kontribuoi për titullin kampion tek të kuqtë. Ai ka postuar një foto të djalit të Albanit, në të cilën shkruan: “Suksese sot vllaçko”.