Para dy ditësh grupi i gjyqtarëve shqiptarë Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta dhanë verdiktin në takimin midis Armenisë dhe Lihteshtejnit, i vlefshëm për Ligën e Kombeve. 34-vjeçari Jorgji është arbitër zyrtar i FIFA-s që në vitin 2012. Gjykimi i një ndeshje ndërkombëtare për një kompeticion madhor futbollistik është një hap i madh në karrierën e gjyqtarit elbasanas. Kjo është një tjetër arritje e futbollit shqiptar duke treguar se po fiton hapësirë në skenën e futbollit ndërkombëtar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.