Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës së Alaves në Spanjë, pas rezultateve të dobëta.
Pas shkarkimit, De Biasi ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket me 11 topa, të cilët janë të vendosur si një skemë në fushë.
De Biasi qëndroi vetëm 2 muaj në krye të spanjollëve dhe nuk arriti t’i nxjerrë ata nga fundi i tabelës.