Lionel Messi bëri dje ceremoninë e martesës me bashkëshorten e tij, Antonella Roccuzzo.
Dasma u zhvillua në Argjentinë, ndërsa nuk munguan ‘yjet’ e futbollit botëror, miq të Leo-s dhe Antonella-s.
Të ftuar ishin shokët e skuadrës së Messi-t, si të Barcelonës ashtu edhe të Kombëtares së Argjentinës.
Për ccudi, Messi nuk kishte ftuar ish-trajnerin e tij te Argjentina, Diego Armando Maradona.
Ftesë për në dasmën e sulmuesit argjentinas nuk kishte marrë as ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, me të cilin Messi pati shumë kontradikta gjatë sezonit të fundit.