Pritjes së Sabjen Lilaj i vjen fundi.
Mesfushori i kombëtares shqiptare është gati për të nisur një aventurë të re në Izrael dhe ditën e sotme do të prezantohet edhe zyrtarisht te skuadra e tij e re, Sektzia Ness Tziona.
Skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit izraelit ka arritur të bind ish-mesfushorin e Skënderbeut që të zgjedh pikërisht ata për të vijuar karrierën.
Lilaj gjendet në Izrael prej së enjtes, një gjë e cila vërtetohet nga një foto e publikuar në faqen zyrtare të klubit, ku shfaqet 30 vjeçari teksa mbërrin në aeroport.
Nuk dihen ende detajet e kontratës që mesfushori ka firmosur, por një gjë është e sigurtë: Sektzia ka fituar një lojtar me mjaft cilësi, grintë dhe eksperiencë.
Gjatë karrierës së tij, Lilaj është aktivizuar me Tiranën, Lokomotivën Zagreb dhe Skënderbeun, ndërsa firmos me Sektzia si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës me Galaba. Gjithashtu, futbollisti korçar është pjesë edhe e kombëtares shqiptare, me të cilët ka zhvilluar 16 takime.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.