Beqar ose jo, nëse ju jeni një fans i futbollit, atëherë bëni mirë të anulloni të gjitha planet që keni përgatitur për festën e Shën Valentinit.
Mbrëmja e 14 shkurtit kalohet vetëm nën emocionet që t’i dhuron Uefa Champions League.
Të martën në mbrëmje ristarton Champions League me ndeshjet Benfica-Dortmund dhe PSG-Barcelona.
Dy përballje që me lojën e tyre dhe me magjinë që ofron vetëm futbolli, do ta bëjnë të paharrueshme mbrëmjen e 14 shkurtit.
Të mërkuren do të luhen sfidat Bayern-Arsenal dhe Real Madrid-Napoli.