Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana nuk ka se si të mos ndihet krenar për atë ccfarë arriti mbrëmë në darkë përfaqësuesja e vendlindjes së tij Kosova.
Ai ka uruar skuadrën për triumfin ndaj Azerbajxhanit dhe vazhdimin e fushatës së Ligës së Kombeve.
“Një Urime shumë të madhë djemve DARDANË për fitoren , lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmë finalën.
Një Urim special Gramozit dhe familjës së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon…
Bravo Djema!”
Postimi i Lorik Canës
Kosova shpartalloi pa mëshirë Azerbajxhanin mbrëmë 4-0 duke siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Në muajin mars, “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë.