Këtë mbrëmje prezantohet film-dokumentari “Lorik”. Ky produksion i realizuar nga Digitalb dhe Gjirafa Studios, trajton si fabulë jetën dhe karrierën e ish- kapitenit legjendar, të Lorik Canës. Gazetari i njohur Andi Deçka, ka qenë realizuesi i këtij film-dokumentari, që ka pasur dhe mbështetjen e fondacionit “Lorik 5”, që është i themeluar nga kapiteni.
Prezantimi i këtij film-dokumentari, ka bërë bashkë dhe dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës. Edi Rama dhe Ramush Haradinaji kanë qenë të ftuar në këtë mbrëmje gala.
Vet ikona e futbollit shqiptar dhe njerëzit e afërt me të, të cilët ndikuan në formimin dhe zhvillimin e tij si person dhe futbollist, rrëfejnë për karrierën e tij. Nga futbollistët, pjesë e dokumentarit janë Djibril Cisse, sulmuesi i njohur që ka luajtur me Lorik Canën, si edhe Gheorge Hagi e Pape Diouf.
Ky fondacion ështe krijuar në 20 prill të vitit 2017. Është krijuar nga vet Lorik Cana dhe ka si qëllim edukimin, mbështetjen e kulturës së sportit dhe aktiviteteve sportive, edukative.
Newsport sjell fotot e këtij eventi :