Eros Grezda një ditë përpara ndeshjes me Izraelin në “Elbasan Arena” është larguar nga skuadra për të udhëtuar drejt Skocisë, sepse duhej të paraqitej me ekipin e tij të ri, Rangers. Megjithatë nuk kanë kaluar shumë ditë dhe tashmë anësori është i gatshëm për skocezët.
Në një foto të postuar në “Instagram” Grezda shihet me skuadrën që ka zbritur në fushë, ku ka bërë edhe stërvitjen e tij të parë. Të shohim nëse 23 vjeçari do të arrijë të surprizojë trajnerin Steven Gerard dhe të “rrëmbejë” një vend në formacion.