Etrit Berisha është kthyer në Shqipëri. “Gardiani” i portës kuqezi po shijon pushimet në vendin e tij. Portieri ka postuar një foto në instagramin e tij, ku duket shumë i lumtur. Berisha shfaqet i qeshur, ndërsa background-i pas tij është një bukuri më vete, ku rëra bashkohet me natyrën.
“Rikthim në Shqipëri”, shkruan Berisha.
Etrit Berisha ishte një ndër lojtarët kryesorë që De Biazi kishte në dispozicion për Euro 2016, ku dhuroi disa paraqitje mbresëlënëse në këtë kompeticion.