Ylli i Manchester United, Edinson Cavani do të përballet me një hetim nga Federata angleze e futbollit. Sulmuesi uruguajan postoi një frazë fyese në rrjetet e tij sociale që më pas e fshiu.
33 vjeçari ishte shpëtimtari i “Djajve të Kuq” dje kundër Southampton, duke shënuar dy herë për të kthyer rezultatin në favor të United 2-3 në transfertë.
Pas ndeshjes, Cavani ka postuar reagimet e miqve në Instagram, teksa bie në sy komenti I tij, “faleminderit negro”. E përkthyer drejtpërdrejtë fraza do të thotë “faleminderit i zi”, një shprehje diskriminuese racore.