Ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut për javën e 12-të, është shtyrë nga FSHF-ja, për një datë të pacaktuar. Këtë gjë e ka konfirmuar organi më i lartë i futbollit shqiptar, në faqen zyrtare në internet. Ndeshja është lënë pa datë dhe pa orar zyrtar. Kujtojmë që Laçi ndeshjet e fundit është “endrur” nëpër stadiume mike, pasi fusha në stadiumin e tyre është duke u rikonstruktuar. Ky mund të jetë një shkak për shtyrjen e këtij takimi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.