Përveç futbollistëve, drejtuesit e Interit po mendojnë që ta transferojnë edhe një portier.
Fjala është për gardianin e Torinos, Daniele Padelli, shkruan e përditshmja sportive italiane, Tuttosport,.
Padelli mund të transferohet pa asnjë cent te Interi, pasi kontrata me Torinon i skadon në fund të sezonit.
Por, Padelli shihet si portieri i dytë, pasi Samir Handanovic është titullar i padiskutueshëm te zikaltërit.