Leo Messi është tema e diskutimit aktualisht në Spanjë. Sulmuesi argjentinas u dëmtua në sfidën e fundit ndaj Valencias dhe prezenca e tij në “El Clasico” është në dyshim.
Messi është stërvitur ditën e sotme me skuadrën dhe është i përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për sfidën ndaj Real Madridit.
Nuk dihet ende nëse lojtari do ta nis si titullar apo nga pankina, por trajneri Valverde e ka ftuar në skuadër. Një lajm i mirë dhe për tifozët blaugran që ishin në ”ankth” për yllin e skuadrës që ishte në dyshim për ndeshjen e nesërme.