Në orën 19:00 do të luhet derbi Tirana-Partizani. Një ndeshje tepër e rëndësishme për të dyja skuadrat, por edhe për tifozët që do të jenë të shumtë në stadium për të ndjekur këtë takim.
Në stadiumiun e tejmbushur me tifozë nuk do të mungojnë as koreografitë nga të dyja kampet për ta bërë sa më elektrizuese këtë ndeshje. Tifozët e Tiranës kanë përgatitur një koreografi gjigande që do të zëri pothuajse gjithë sektorin prapa portave. Në foton e mëposhtme shihet përgatitjet që tifozët kanë bërë për të hapur banderolën gjigande me shkrimin 1920 që është edhe themelimi i klubit të Tiranës. Tashmë mbetet për t’u parë e gjitha kjo në momentin që do të hapet në stadium.