Formula 1 do të ketë pjesë të saj nga sezoni i ardhshëm dhe gjigantin tjetër gjerman, Audi-n. Marrëveshja mes Sauber dhe Audi është arritur tashmë dhe transformimi që do të pësoj njëvendëshja është i mahnitshëm.
Antari i bordit të Audi AG, Oliver Hoffmann u shpreh: Ne jemi të kënaqur që kemi fituar një partner kaq me përvojë dhe kompetent për projektin tonë ambicioz të Formula 1. Ne tashmë e njohim Sauber Group me objektivat e tyre më të avancuara dhe ekipin me përvojë nga bashkëpunimet e mëparshme. Jemi të bindur se së bashku do të formojmë një ekip të forte”.
Kryetari i Bordit të drejtorëve për skuderinë Sauber, Finn Rausing deklaroi: “Audi është partneri më i mirë strategjik për Sauber Group. Është e qartë se ne ndajmë vlera dhe vizion të njëjtë. Presim me padurim arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta në një partneritet të fortë dhe të suksesshëm”.
FOTO: