“Arena Kombëtare” ende nuk është gati për të pritur ndeshjen e datës 17 nëntor, ku Shqipëria do të presë Francën, sfidë e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.
Në faqen zyrtare të UEFA-s, janë afishuar të gjithë ndeshjet e radhës që do të luhen, e përkrah tyre edhe stadiumi përkatës.
Përsa I përket sfidës me Andorrën, thuhet qartë se ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” në datën 14 nëntor, kurse përsa I përket datës 17, ku është programuar ndeshja me Francën, krahas kalendarit, mungon emri I stadiumit se ku do të luhet ky 90 minutësh.
Tashmë duhet të presim për më tej, nëse do të kemi ndonjë konfirmim nga UEFA në lidhje me këtë çështje.